Botë

Adoleshentja suedeze në Kombet e Bashkuara për klimën: Ju vodhët fëmijërinë time!

 

"Ju keni vjedhur fëmijërinë time, ëndrrat e mia." Kjo ishte akuza që adresoi ndaj liderëve botërorë aktivistja e mirënjohur për ndryshimin e klimës, adoleshentja suedeze, Greta Thunberg, teksa foli në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën.

"Ne jemi të zhgënjyer, por të rinjtë kanë filluar të kuptojnë tradhtinë tuaj, sytë e të gjithë brezave të ardhshëm janë mbi ju, dhe nëse vendosni të dështoni, ne nuk do t'ju falim kurrë", shtoi ajo, duke theksuar se "bota po zgjohet dhe ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo ".