Botë

Kurz në avantazh elektoral para zgjedhjeve të së dielës në Austri

Foto: Koha

Altkanzler (kancelar i moshuar ose thjesht ish-kancelar), është një përkufizim që Sebastian Kurzit me siguri nuk i pëlqen.

Vetëm në moshën 33 vjeç, drejtuesi i populistëve austriakë OEVP nuk dëshiron të largohet nga politika dhe së shpejti synon të kthehet të udhëheqë qeverinë, pas skandalit të Ibizas që pranverën e kaluar ”përmbyti” partnerin e tij të koalicionit FPOE dhe çoi në një mocion mosbesimi në parlament të gjithë ekzekutivin.

Kaiser Sebastian mund të flejë i qetë përpara zgjedhjeve politike të së dielës së ardhshme, pasi sondazhet i japin atij një avantazh të qartë./atsh