Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri thirrje të enjten kundërshtarit të tij kryesor Benny Gantz që të formojnë së bashku një qeveri uniteti, në kushtet kur zgjedhjet e përgjithshme nuk nxorën një fitues të qartë.
Nëpërmjet një mesazhi filmik zoti Netanjahu tha se shpresat e tij për krijimin e një qeverie të krahut të djathtë nuk janë të mundshme për shkak të rezultatit në zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi bëri thirrje për bashkëpunim dhe i kërkoi zoti Gantz që të krijojë sa më parë një "qeveri uniteti me bazë të gjerë".
Zoti Gantz, i Partisë së qendrës Bardhë e Blu, ka thënë se ai nuk do të bëhej pjesë e një qeverie uniteti për sa kohë që zoti Netanyahu do të ishte në krye të partisë Likud. Sipas një zëdhënësi zoti Gantz pritet të bëjë të ditur qëndrimin e tij më vonë gjatë ditës (e enjte).
Asnjë nga partitë nuk arriti të fitojë 61 vendet e nevojshme për të siguruar shumicën në parlamentin prej 120 anëtarësh. Partia Bardhë e Blu gëzon një avantazh prej dy vendesh në raport me partinë Likud.
Në mungesë të një fituesi të qartë duket se fati i qeverisë së ardhshme ndodhet në duart e Avigdor Liebermanit, kreu i partisë Yisrael Beytenu (Izraeli Shtëpia Jonë) Ai ka thënë vazhdimisht se është në favor të një qeverie uniteti, duke nënkuptuar një qeveri që do të përfshinte partinë e tij krahas atë Bardhë e Blu dhe Likud.