Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Samit Rusi-Turqi-Iran për të vendosur të ardhmen e Sirisë

E ardhmja e Sirisë do të jetë tema kryesore e samitit mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë. Krijimi i një komiteti kushtetues, menaxhimi i refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë ne fokus te diskutimeve.

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në Ankara për të vendosur se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Sirisë. Samiti organizohet pas bombardimeve të reja ajrore të forcave qeveritare siriane në zonën e Idlib, bastioni i fundit i rebelëve në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rohani, Erdogan e Putin do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve pas shtatë muajsh që nga takimi në Sochi. Krijimi I një komiteti kushtetues, menaxhimi I refugjatëve dhe krijimi i një zone sigurie në Siri do të jenë temat kryesore të samitit.

Këtë të dielë presidenti sirian Bashar al Assad u informua për axhendën e mbledhjes nga i dërguari special për Sirinë i Kremlinit.

Presidenti sirian konfirmoi se do të ketë amnisti të re për të gjithë ata që janë larguar nga rradhët e ushtrisë. Ndërkohë janë me qindra mijëra sirianët që janë larguar nga vendi për të shmangur regjistrimin në ushtri. Por ky vendim nuk do të aplikohet për sirianët që janë bërë pjesë e grupeve të rebelëve. /ABC News