Botë

Merkel kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve evropiane

Merkel kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve evropiane

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se ishte koha që brenda Bashkimit Evropian duhej të kishte bashkëpunim më të ngushtë, duke patur parasysh ndryshimet globale në pushtet dhe tensionet që po formësonin axhendën aktuale.

Ajo tha se rivaliteti në rritje mes SHBA-së dhe Kinës, ripërtëritja gjeostrategjike e Rusisë, sikurse edhe largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga BE, do të kenë pasoja të rënda për të cilat BE duhet të jetë e përgatitur.