Botë

Zaev: Opozita mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Zaev: Opozita mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para gazetarëve foli rreth mbledhjes së mbrëmshme mes mazhorancës dhe opozitës për fatin e PSP-së.

Zaev tha se i vjen keq që mbas 7 orësh diskutim nuk arritën dot një marrëveshje me opozitën dhe akuzoi këta të fundit se, opozita tentoi mbrëmë të kthente sërish “Gruevizmin”.