Botë

Trump anulon bisedimet për paqe me Afganistanin pas sulmit në Kabul

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar bisedimet me talebanët për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Trumpi pritej që të dielën të takohej me Presidentin afgan dhe liderët talebanë, por i anuloi takimet, kur militantët pranuan se ishin përgjegjës për vrasjen e një ushtari amerikan, transmeton KTV.

Qëkur SHBA-ja pushtoi Afganistanin në vitin 2001, talebanët kanë siguruar zona të sigurta për rrjetin e Al-Qaedas.

E, pas vendimit të Trumpit, talebanët kanë mbajtur një takim urgjent për të diskutuar rreth këtij vendimi.