Botë

Polonia sikur nuk mjaftohet me kërkimfaljen gjermane, kërkon kompensime

Varshavë, 3 shtator – Gjermania duhet të bëjë më shumë sesa të kërkojë falje për mizoritë e kryera në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, deklaroi sot një ligjvënës i shquar polak, i cili shtoi kërkesën për dëmshpërblime.

“Nuk është e mjaftueshme të thuash ‘më vjen keq’ apo ‘ne jemi fajtorë’. Ju ende duhet të paguani Poloninë për këto humbje. Ne do ta bëjmë vazhdimisht këtë kërkesë”, tha Arkadiusz Mularczyk, kreu i ekipit parlamentar polak për vlerësimin e dëmeve të luftës.

”Pasojat e luftës janë akoma të dukshme në Poloni, si për shembull në gjendja e infrastrukturës në qytete dhe fshatra”, deklaroi ligjvënësi gjatë një audiencë televizive sipas faqes wPolityce.pl. transmeton atsh raportimet

Ekipi parlamentar i Mularczyk po punon për një vlerësim të dëmeve të pësuara nga Polonia gjatë luftës.

Ende nuk është caktuar një afat kohor për publikimin e rezultateve të ekipit.

Komentet e ligjvënësit pasojnë dy fjalime të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në Varshavë, ku ai u kërkoi polakëve falje për mizoritë e Luftës së Dytë Botërore dhe theksoi përgjegjësinë e Gjermanisë/DPA.