Botë

Brexit pa marrëveshje, tani edhe BE i humb shpresat

Brexit pa marrëveshje, tani edhe BE i humb shpresat

I ngarkuari i BE për marrëveshjen e Brexit, Michel Barnier është i shqetësuar. Shanset e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian me marrëveshje nuk duken aspak të mira.

„Nuk jam optimist në çështjen, nëse një skenar „no-deal" mund të shmanget", shkruan Michel Barnier në një artikull për gazetën britanike „Sunday Telegraph". Në të njëjtën kohë, ai theksoi, se Backstop-i duhet të mbetet, për të garantuar integritetin e tregut të BE dhe në të njëjtën kohë të ketë një kufi të hapur mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Barnier theksoi, se me Backstop-in garantohet „maksimumi i fleksibilitetit".