Botë

Shpërthen vullkani në Itali, turistët largohen të tmerruar

Shpërthimi i vullkanit në ishullin e vogël të Strombolit, në Itali, ka rrezikuar edhe turistët, transmeton TCH raportimet e mediave italiane.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga vullkani i Strombolit, i cili është një ndër tre vullkanet aktivë në Itali.