Botë

Vazhdojnë bisedimet mes presidentit italian dhe partitive politike

Presidenti italian, Sergio Mattarella, është takuar me liderët kryesorë politikë të Italisë, në përpjekje për të siguruar shumicën e thjeshtë në Parlament.

Bisedimet mes presidentit dhe partive filluan të hënën, por deri më tani nuk është gjetur gjuha e përbashkët, transmeton KTV.

Dita e dytë e konsultimeve të Mattarellas u karakterizua me diskutimet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes ‘Pesë Yjet’, për të punuar së bashku për parandalimin e zgjedhjeve të parakohshme.

E sipas sondazheve, nëse ka zgjedhje, ato me gjasë do të fitohen nga partia populiste e Matteo Salvinit.