Qeveria braziliane ka thënë se do të refuzojë ofertën për ndihmë nga vendet e G7-s për të ndihmuar në trajtimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ishte nikoqir i samitit të G7-s, që përfundoi të hënën, ka thënë se 22 milionë dollarë do t’i dhurohen Brazilit, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët brazilianë nuk dhanë asnjë arsye për refuzimin e këtij fondi. Por, presidenti Jair Bolsonaro ka akuzuar Francën se po e trajton Brazilin si koloni.
Ministri i tij i Mbrojtjes tha se zjarret në Amazonë nuk ishin jashtë kontrollit.
Ministri Fernando Silva, tha se 44,000 ushtarë janë vendosur për të luftuar zjarret dhe krimet mjedisore në Amazonë.