Botë

Vatra të mëdha zjarri në Greqi, evakuohen turistët

Vatra të mëdha zjarri në Greqi, evakuohen turistët

Vendi fqinj po lufton sërish me flakët ndërsa dhjetëra vatra zjarri janë regjistruar në disa pyje pranë zonave bregdetare.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet, rreth 700 zjarrfikës janë mobilizuar për shuarjen e flakëve ndërsa erërat e forta dhe moti i nxehtë e vështirësojnë edhe më shumë situatën.