Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Ekuador.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një autostradë në komunitetin Wabi, në provincën Morona Santiago, në pjesën juglindore të vendit, jo shumë larg kufirit me Perunë.
Sipas autoriteteve, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Makas, kryeqyteti i provincës, dhe Sukua.
Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Ekuador.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të vdekur nga përplasja e autobusit në Meksikë
-
Të paktën 29 të vdekur në aksidentin me autobus në Peru
-
63 të vdekur nga një aksident zinxhiror trafiku në Ugandë
-
Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë
-
24 të vdekur në Meksikë pasi autobusi përplaset me rimorkion e një kamioni