18 afrikanë që kërkonin të kalonin në Spanjë u vranë dhe dhjetëra emigrantë dhe policë u plagosën në atë që autoritetet marokene e quajtën një "rrëmujë" e njerëzve që kaluan kufirin e Marokut me enklavën spanjolle afrikano-veriore të Melilla të shtunën.
Një total prej 133 emigrantësh shkelën kufirin midis qytetit maroken të Nadorit dhe Melilla, kalimi i parë masiv i tillë që kur Spanja dhe Maroku ndreqën marrëdhëniet diplomatike muajin e kaluar. Një zëdhënës i zyrës së qeverisë spanjolle në Melilla ka thënë se rreth 2 mijë njerëz u përpoqën të kalonin, por shumë u ndaluan nga policia e Gardës Civile spanjolle dhe forcat marokene në të dyja anët e kufirit.
Ministria e Brendshme e Marokut ka thënë në një deklaratë se viktimat u vranë kur njerëzit u përpoqën të ngjiteshin në gardhin e hekurt. Ministria shtoi se pesë emigrantë u vranë dhe 76 u plagosën dhe 140 oficerë marokenë të sigurisë u plagosën.
13 nga emigrantët e plagosur vdiqën më vonë në spital, duke e rritur numrin e të vdekurve në 18, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Marokut MAP.
Zyrtarët spanjollë thanë se 49 roje civile pësuan lëndime të lehta. Katër automjete policie janë dëmtuar nga gurët e hedhur nga disa emigrantë.
-
18 të vdekur gjatë përpjekjes për të kaluar në enklavën spajolle të Afrikës Veriore
-
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të arritur në Spanjë përmes detit
-
Gjashtë emigrantë të vdekur në Meksikë pasi ushtria gjuajti në drejtim të tyre
-
26 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë që po shkonin drejt Spanjës
-
Mbi 950 emigrantë vdiqën në gjashtë muaj duke tentuar të arrinin në Spanjë përmes detit