Botë

Reagon Rusia pas provës së SHBA-së me raketën Kruz

Reagon Rusia pas provës së SHBA-së me raketën Kruz

Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë Kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej bazuar në një traktat armësh mes dy vendeve.

"Shtetet e Bashkuara qartësisht kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve ushtarake", tha sot zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, transmeton VOA.