Tjetër incident në Baltik, Moska akuzon avionët e NATO-s

Tjetër incident në Baltik, Moska akuzon avionët e NATO-s

14 August 2019 14:48

Moska pretendon se avionët e saj luftarakë kanë ndaluar një avion të NATO-s që po i afrohej aeroplanit të ministrit rus të Mbrojtjes në detin Baltik.

Agjencia Ruse e Lajmeve, TASS, raportoi se një avion luftarak i NATO-s F-18, u përpoq t’i afrohej avionit në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe u detyrua të largohej me ndërhyrjen e dy avionëve rusë Su-27. Nuk dihet nëse ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shuigu, ishte në bord apo jo.

Pamjet e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregojnë dy avionë të Forcave Ajrore spanjolle që fluturojnë pranë aeroplanit rus. Ndërsa, përmes një deklarata për mediat britanike, NATO shpjegoi se një aeroplan rus, i shoqëruar nga të paktën një avion luftarak fluturoi shumë pranë hapësirës ajrore të një shteti aleat.

Lexo edhe:

Bombarduesi bërthamor rus pranë Alaskës, shoqërohet nga avionët amerikanë

Nëse incidenti konfirmohet do të ishte i katërti brenda tetë ditësh mes NATO-s dhe Rusisë mbi detin Baltik. Të enjten, avionët britanikë Typhoons pikasën një bombardues bërthamor rus që po fluturonte shumë pranë hapësirës ajrore estoneze.

Takime të tilla kanë ndodhur përgjatë viteve të fundit në të gjithë Europën, por edhe bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara/A2CNN.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme