Botë

Zjarre në periferi të Athinës, rrezikohen zonat e banuara

Zjarre në periferi të Athinës, rrezikohen zonat e banuara

Zjarrfikësit grekë të hënën vunë në kontroll një zjarr të madh në pyje që kërcënonte edhe shtëpitë në periferinë e Athinës.

Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportim për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët, transmeton TCH.