Zjarrfikësit grekë të hënën vunë në kontroll një zjarr të madh në pyje që kërcënonte edhe shtëpitë në periferinë e Athinës.
Të paktën dy shtëpi u dogjën por nuk pati raportim për të lënduar pasi policia evakuoi shpejt zonën dhe bllokoi rrugët, transmeton TCH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoriteti i Mbrojtjes Civile tha se zjarri nisi rreth orës tre të mëngjesit në periferinë lindore Peania, në një zonë kodrinore të mbushur me pisha.
Më shumë se 130 zjarrfikës u dislokuan në vendngjarje për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara përreth. Edhe avionët zjarrfikës nga qielli ndihmuan në operacion.
Greqia është prekur nga një numër vatrash zjarri që nga fundjave kur erërat e forta dhe temperaturat rreth 40 gradë Celsius ndihmuan në përshkallëzimin e situatës.
Të dielën, një zjarr në ishullin Elafonisos në rajonin e Peloponezit u vu nën kontroll pas dy ditësh përpjekje. Vlerësohet se është djegur thuajse çereku i ishullit ç’ka edhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një kamping dhe një hotel. Dy zjarre të tjera u shuan të shtunën në maratonë, afër Matit, resortit bregdetar ku vitin e kaluar humbën jetën 102 persona, në katastrofën më të rëndë si pasojë e zjarreve të regjistruar në Greqi.
Shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri të lartë që nga e premtja, pasi ekspertët nënvizuan se kjo ishte hera e parë që nga 2012 që në vend shihej një kombinim i kushteve kaq të rrezikshme, temperaturë e lartë, erë e fortë dhe lagështi e ulët.