Botë

Irani kap një tjetër anije të huaj në Gjirin Persik

Irani ka kapur një tjetër anije të huaj në Gjirin Persik.

Televizioni shtetëror i këtij shteti, ka raportuar se forcat revolucionare kanë kapur një tanker nafte që po transportonte naftë për disa shtete arabe.

Besohet se ky tanker kishte 700 mijë litra naftë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit janë arrestuar nga Irani. Kapja e anijes ka shtuar tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, transmeton KTV.

Ky veprim i iranianëve vjen pasi amerikanët kanë ashpërsuar sanksionet për shkak se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit të varfëruar.

Mosmarrëveshjet nisën qëkur Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.