Së paku 31 persona kanë vdekur si pasojë e stuhive të fuqishme që rrëzuan tri anije në jug të Filipineve.
Ekipet e shpëtimit, gjatë së dielës, kanë tentuar të nxjerrin të mbijetuarit e kësaj tragjedie. Tri anijet janë fundosur në incidente të ndara që u shkaktuan nga shtrëngatat, transmeton KTV.
Sipas ekipeve të shpëtimit, tre persona vazhdojnë të mbesin të zhdukur.
Filipinet, tash e një javë, janë përfshirë nga shiu i madh dhe për këtë shkak janë mbyllur të gjitha institucionet, derisa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në zona të sigurta.