Botë

Gjermania i bën thirrje Rusisë të lirojë protestuesit paqësor

Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë protestuesit, të arrestuar gjatë një mitingu në mbështetje të kandidatëve të pavarur dhe të opozitës në Moskë.

Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se "arrestimet nuk janë në përputhje me natyrën paqësore të protestave të drejtuara kundër përjashtimit të kandidatëve" për zgjedhjet e Asamblesë së qytetit të Moskës.

MPJ gjermane deklaroi se Rusia po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare për të respektuar protestat paqësore dhe lirinë e fjalës, transmeton kp.

Në deklaratë thuhet se Gjermania pret lirimin e shpejtë të të gjithë protestuesve paqësorë, përfshirë kandidatët e pavarur që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore në zgjedhjet e Moskës.

Ministria e Brendshme ruse njoftoi dje se kishte arrestuar 600 persona që morën pjesë në ‘një tubim të paligjshëm’ në Moskë.