Botë

Kur fytyrat shndërrohen në armë

Policët luftuan me Colin Cheungun në një veturë të pashënuar. Atyre u duhej fytyra e tij. E kapën për nofulle për t’ia drejtuar kokën përpara iPhones së tij. I dhanë ca shpulla fytyrës. Bërtitën: “Zgjohu!’. Ia hapnin sytë. Por gjithçka dështoi: Cheung e kishte pamundësuar kyçjen në telefon përmes identifikimit të fytyrës, porsa ata e kapën.

Teksa Hong-Kongu po kapërcen nëpër protesta disajavore, demonstruesit dhe policët e kanë kthyer identitetin në një lloj arme. Autoritetet u janë vënë në gjurmë liderëve të protestave përmes internetit dhe kërkimeve nëpër telefonate tyre, shkruan Koha Ditore.

Shumë protestues prandaj po i mbulojnë tani fytyrat, ndërsa druajnë se policia do të përdorë kamerat dhe mbase mjetet e tjera për t’i identifikuar caqet për arrestim.

Dhe kur policia ndaloi së përdoruri distinktivë identifikues kur dhuna përshkallëzoi, disa protestues nisën t’i ekspozojnë identitetet e policëve në internet.

Kësisoj, një kanal i aplikacionit të këmbimit të mesazheve “Telegram” kërkon dhe publikon informata personale mbi policët dhe familjarët e tyre. Kanali “Dadfindboy” ka më shumë se 50 mijë abonentë dhe e mbron dhunën në mënyrë të vrazhdë dhe karikatureske. Kanalet rivale proqeveritare synojnë t’ua heqin maskat protestuesve në mënyrë të ngjashme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)