Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjykata holandeze dënon me burgim pjesëtarin e ISIS-it

Një Gjykatë holandeze e dënoi një militant të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) me 7 vjet e gjysmë burg, për krime lufte në Irak dhe Siri.

Ai kishte postuar në internet fotografi të viktimës së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I lindur në Holandë, Oussama Achraf Akhlafa, 24 vjeç, u gjet fajtor për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Ai kishte luftuar përkrah militantëve të IS-it, në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë, në periudhën ndërmjet viteve 2014 deri 2016.

Akhlafa u gjykua sipas të ashtuquajturit juridiksion universal, i cili mundëson që krimet e luftës të ndiqen penalisht pavarësisht se ku janë kryer. Ky është gjyqi i parë në Holandë që ka të bëjë me krimet e luftës të kryera nga militantët e IS-it.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 7 vjet e 8 muajsh.

Një i akuzuar tjetër, 24 vjeçari Reda Nidalha, u dënua me 4 vjet e gjysëm burgim nën akuzat për anëtarësim në organizata terroriste, raporton Reuters./Rel