10 mijë njerëz kundërshtojnë vendimin zgjedhor ndaj opozitës në Rusi

10 mijë njerëz kundërshtojnë vendimin zgjedhor ndaj opozitës në Rusi

21 July 2019 17:12

Më shumë se 10 mijë persona kanë protestuar në rrugët e Moskës kundër vendimit që kandidatët e opozitës të përjashtohen nga gara për parlamentin e Moskës.

Komisioni Zgjedhor përjashtoi 30 kandidatë, shumica opozitarë, të cilët synonin të zinin nga një vend në parlamentin me 45 ulëse, transmeton KTV.

Kandidatët janë arsyetuar se kanë siguruar nënshkrimet e nevojshme për kandidim, por janë përjashtuar për shkak se po tentojnë të zbehin pushtetin e zyrtarëve besnikë të presidentit Vladimir Putin.

Protestuesit e prirë nga Alexei Navalny, kritiku më i madh i Kremlinit, po kërkojnë nga autoritetet që të mundësojnë pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 8 shtatorit.

Protesta të tilla pati edhe gjatë javës së kaluar dhe policia arrestoi 25 persona me arsyetimin se protesta nuk kishte lejen e autoriteteve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme