SHBA-ja me operacionin “Kosovo” në Porto Riko arreston 11 persona Foto: AFP / ilustrim

SHBA-ja me operacionin “Kosovo” në Porto Riko arreston 11 persona

20 July 2019 20:45

Agjentë specialë të agjencisë Amerikane për Hetime të Sigurisë Kombëtare në kuadër të agjencisë për Forcim të Imigracionit dhe Doganës, duke bashkëpunuar me oficerë të Departamentit Policor të Porto Rikos në Arecibo dhe me Byronë e Hetimeve Speciale të Porto Rikos, përmes aksionit të koduar me emrin “Kosovo”, kanë arrestuar 11 persona të enjten që lamë pas për trafikim me drogë dhe për posedim ilegal të armëve.

Aktakuza pretendon se nga maji i vitit 2018 deri më nëntor të po atij viti, organizata shpërndau kokainë, heroinë dhe marihuanë, brenda lagjes publike “Villa Evangelina” që ndodhet në komunën e Manatit, raporton Koha.net.

Ndaj të 14 të pandehurve, tre prej të cilëve janë në arrati, rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe trafikim me drogë, ndërsa disa të tjerëve iu është shtuar edhe akuza për ndihmë apo inkurajim.

Të arrestuarit janë:

Luis Ortega-Lugo, i njohur edhe si Chembo

Jeyro Ayala-Crespo, i njohur edhe si Jero

José Tobar-Oterao, i njohur edhe si El Visco

Josué Arroyo-Ayala, i njohur edhe si Deiby

Jessie Rodríguez-Lugo, i njohur edhe si Chicky

Xavier Rivera-Santiago, i njohur edhe si Payco

José Antonio Flores-Torres, i njohur edhe si Chory

Adalberto Quiles-Negrón, i njohur edhe si El Berto

Juan Laureano-Miranda, i njohur edhe si Juanchy

Jan Paul Quiñones-Mujica, i njohur edhe si Menor

Jeremy Torres-Rosario

Ndërsa tre të tjerët, Luis Esteban Alonso-Rivera, Kelvin Rivera-Morales dhe Xavier Robles janë në arrati.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen secili me nga së paku 5 vjet burgim e deri në burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se emri i koduar i këtij aksioni “KOSOVO”, s’ka të bëjë asgjë me vendin tonë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme