Alarm i rremë për bombë, evakuohen 130 pasagjerë të një avioni në Beograd

Alarm i rremë për bombë, evakuohen 130 pasagjerë të një avioni në Beograd

18 July 2019 13:46

Beograd, 18 korrik -130 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit të një avioni në aeroportin e Beogradit janë evakuuar pas një alarmi të rremë për bombë.

Kjo është konfirmuar nga televizioni shtetëror serb, RTS, që thekson se aeroplani do të fluturonte drejt Frankfurtit në Gjermani.

Autoritetet serbe pasi kontrolluan avionin zbuluan se ishte një arlam fals, ndërsa po punojnë për identifikimin e personit që telefonoi aeroportin “Nikolla Tesla” në Beograd.

Agjentët serbë kishin vendosur një perimetër sigurie përreth zonës ku gjendet mjeti fluturues.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme