Botë

Spërkat me benzinë dhe i vë zjarrin ‘Kyoto Animation’, mbi 23 të vdekur në Japoni

Të paktën 23 vetë vdiqën në Japoni në një sulm me zjarr në një studio të famshme të animacionit në Kioto

Në kohën e zjarrit, brenda studios kishte rreth 70 punonjës, shumë prej të cilëve arritën të dilnin, por rreth gjysma e tyre mbetën të mbërthyer në ndërtesën tre-katëshe.

Sipas raportimeve nga autoritetet lokale, veç të vdekurve nga djegiet dhe asfiksia, ka dhe mjaft të zhdukur, dhe numri i viktimave mund të rritet.

Flakët shpërthyen kur një burrë 41-vjeçar i paidentifikuar, i cili edhe vetë u plagos dhe më vonë u arrestua, hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin ambienteve të “Kyoto Animation”, një studio prodhimi për karikaturat jashtëzakonisht të njohura “manga”. Arsyet për gjestin ende nuk janë të qarta.

Satoshi Fujiwara, zëdhënës për departamentin e zjarrfikësve të Kiotos, tha se “viktimat ishin duke punuar në dy katet e para të ndërtesës”.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se ata kishin dëgjuar zjarrvënësin të thërriste "Shkoni në ferr".

“Kyoto Animation” ka rreth 160 punonjës, shumë prej të cilëve në moshë të re.

Studioja u themelua në vitin 1981 dhe ka një histori të suksesshme. Ajo prodhon filma për ekranin e madh dhe filma të animuar për televizion.

{gallery}