Botë

Dënohen me burg përjetë autorët e vrasjes së gazetares malteze

Janë dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët material të vrasjes së gazetares malteze Dafne Galicia. Ajo u vra në tetor në 2017-ës si pasojë e shpërthimit të bombës që ishte vendosur në automjetin e saj.

Prokuroria e përgjithshme e Maltës zyrtarizoi akuzat dhe kërkoi burgim të përjetshëm për tre autorët e vrasjes se Dafne Galicia, gazetares malteze të vrarë me një autobombë në 16 tetor 2017.

Të tre u arrestuan disa muaj më pas, ndërsa ata që urdhëruan vrasjen janë ende emra të panjohur për prokurorinë. Qeveria e Mlatës e cila nga familjarët e viktimës konsiderohet bashkëpunëtore në vrasje, shprehu kënaqësinë e saj për vendimin e marrë duke e konsideruar si një tregues të funksionalitetit të institucioneve.

Familja e Dafne Galicia është ankuar shpeshherë për ngadalësinë e hetimeve dhe për vendimin e marrë për të akuzuarit të cilët janë arrestuar që në 2017-ën.

Hetimet ndaj tyre nisën në 2017, dy muaj pasi gazetarja humbi jetën si pasojë e shpërthimit të automjetit të saj, para banesës. Sipas ligjeve në Maltë, akuza ka 20 muaj kohë për të vendosur për datën e fillimit të gjyqit./ABC News