Janë dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët material të vrasjes së gazetares malteze Dafne Galicia. Ajo u vra në tetor në 2017-ës si pasojë e shpërthimit të bombës që ishte vendosur në automjetin e saj.
Prokuroria e përgjithshme e Maltës zyrtarizoi akuzat dhe kërkoi burgim të përjetshëm për tre autorët e vrasjes se Dafne Galicia, gazetares malteze të vrarë me një autobombë në 16 tetor 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë tre u arrestuan disa muaj më pas, ndërsa ata që urdhëruan vrasjen janë ende emra të panjohur për prokurorinë. Qeveria e Mlatës e cila nga familjarët e viktimës konsiderohet bashkëpunëtore në vrasje, shprehu kënaqësinë e saj për vendimin e marrë duke e konsideruar si një tregues të funksionalitetit të institucioneve.
Familja e Dafne Galicia është ankuar shpeshherë për ngadalësinë e hetimeve dhe për vendimin e marrë për të akuzuarit të cilët janë arrestuar që në 2017-ën.
Hetimet ndaj tyre nisën në 2017, dy muaj pasi gazetarja humbi jetën si pasojë e shpërthimit të automjetit të saj, para banesës. Sipas ligjeve në Maltë, akuza ka 20 muaj kohë për të vendosur për datën e fillimit të gjyqit./ABC News