Botë

Familjet mafioze të Italisë tentojnë rikthimin në skenë

Policia italiane dhe amerikane organizuan një operacion të madh kundër familjeve të njohura kriminale që po synonin t’i kthenin fuqitë mafioze në bazën e tyre të njohur, qytetin e Sicilisë në Itali.

Më shumë se 200 policë, përfshirë zyrtarët e FBI-së, kanë kryer 19 arrestime në Palermo dhe në familjen Gambino në New York. Grupi i organizuar i Sicilisë që njihet me emrin “Cosa Nostra”, ishte paralizuar që prej vdekjes së liderit famëkeq Salvatore “Toto” Riina.

Mafiozi nisi një betejë të ashpër në vitet ’80, duke detyruar familjen Inzerillo që të ikte drejt Shteteve të Bashkuara. Policia ka njoftuar se familja ka tentuar të rikthejë bizneset e veta, me ndihmën e aleatëve në New York.