Botë

BE-ja i del në krah Qipros kundër Turqisë

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sanksione ndaj Turqisë, shkaku i shpimeve për gaz që vendi po i bën në jug të Qipros.

BE-ja përmes ministrit gjerman për Evropën, Michael Roth, e ka quajtur provokim lëvizjet e fundit turke dhe tha se mund të ketë sanksione ndaj Turqisë që po vazhdon me shpimet në pjesën të cilën e konsideron si të veten.