OSBE-ja vlerëson se ka përmirësime të dukshme në paketën anti-shpifje të paraqitur nga qeveria.
Në një analizë që i është bërë projektligjit, organizata thekson si të rëndësishme heqjen e dispozitave të mëparshme lidhur me regjistrimin dhe bllokimin e emrit të domenit. Gjithashtu vlerësohet përdorimi i standardeve
OSBE thekson se "është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend".
Gjithashtu OSBE mirëpret faktin që ndryshimet prekin vetëm legjislacionin e medias dhe jo atë të telekomunikacionit.
Një element tjetër pozitiv, sipas OSBE-së, është heqja e kompetencës Komitetit të Pajtueshmërisë për të përcaktuar respektimin moral, etik ose profesional si dhe heqjen nga kompetencat e AMA-s të bllokimit të medieve në rastet e "shkeljeve të dispozitave të ligjit”.
Edhe
OSBE: Projektligji për KPM-në të mos ketë kufizime dhe ndikim të padrejtë në media
Përfaqësuesi i OSBE-së theksoi se "Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk duhet të zëvendësojë gjyqësorin e pavarur apo mekanizmat vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes", duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t'u përgjigjur.
Po ashtu përfaqësuesi i OSBE-së vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me "bllokimin e përkohshëm apo kufizimin e aksesit në internet" mund të zbatohen vetëm në tre raste të qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimi i akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt./Ora News/
-
OKB, OSBE e OAS: Shumë shtete po miratojnë ligje që kufizojnë lirinë e shprehjes
-
KE-ja i kërkon qeverisë shqiptare të fusë në ligjin “Antishpifje” të gjitha rekomandimet
-
OSBE e gatshme të punojë me autoritetet e Shqipërisë për të përmirësuar ligjin e medias
-
KE: Paketa anti-shpifje e Shqipërisë nuk pasqyroi rekomandimet e Këshillit të Evropës