Botë

Aksidentohet autobusi në Indi, 29 të vdekur

Aksidentohet autobusi në Indi, 29 të vdekur
 

Një autobus është përplasur në veri të Indisë duke lënë 29 të vdekur. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës dhe raportohet se autobusi po ecte me shpejtësi të madhe.

Zëdhënësi i qeverisë indiane, Awanish Awasthi, tha se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna në afërsi të Agrës, shkruan ksp.