Bruksel, 1 korrik – Sërish ”tym i zi” për zgjedhjen e posteve drejtuese të Bashkimit Europian.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ndërpreu takimin e sotëm dhe caktoi një tjetër mbledhje për nesër në orën 11:00.
Punimet e samitit filluan sot me një mëngjes pune, edhe këtë herë me vonesë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte në një takim me liderë të tjerë të PPE-së për emrin e presidentit të Këshillit Europian, që presidenti aktual, Donald Tusk do t’i bëjë publikë në seancën plenare.
”Gjetja e një zgjidhjeje nuk është e lehtë”, thonë burime europiane, që shtojnë se emri i holandezit Frans Timmermans është ndërmjet më të dëshiruarve.
Nuk përjashtohet që gjatë paradites së sotme të gjendet emri i presidentit të ardhshëm të Këshillit Europian.
”Përndryshe, konsultimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës”, shtojnë ato/ANSA.