Botë

Trump-Kim, takim simbolik në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është takuar me Kim Jong Un në zonën e çmilitarizuar në kufirin mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Duke folur me gazetarët pranë Kim, Trump tha se ishte një moment "vërtet historik" dhe se ai ishte "krenar për të hyrë në zonën" mes dy Koreve.