Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-kryeministri maqedonas Gruevski arrestohet në Budapest

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është arrestuar nga policia hungareze në Budapest.

Për ekstradimin e ish-kryeministrit Gruevski sot do të vendosë gjykata e Budapestit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun, shkruan oranews.

Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Budapest pas kërkesës së gjykatës.

Nga videoja shihet Gruevski që i fsheh prangat në duar me xhaketë.

Maqedonia e Veriut kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku” si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.