Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

17 fëmijë të vdekur nga përplasja e autobusit të shkollës

Të paktën 17 fëmijë kanë vdekur nga përplasja e autobusit të shkollës me një kamion, në provincën Mpumalanga të Afrikës Jugore.

Sipas Reuters, autobusi është përplasur me kamionin me ç’rast ka shpërthyer menjëherë një zjarr i madh, përcjell Koha.net.

“Deri tani janë të vdekur 17 fëmijë”, ka thënë zëdhënësi i shërbimeve të emergjencës.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në autobus kanë qenë rreth 20 fëmijë, në momentin kur u përplas me kamionin.