Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dhjetëra të vrarë në një sulm në Nigeri

Së paku 30 njerëz u vranë në një sulm vetëvrasës në verilindje të Nigerisë, bënë të ditur zyrtarët.

Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, edhe 40 të tjerë u plagosën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bombarduesit i shpërthyen eksplozivët jashtë një salle në Konduga të shtetit Borno, ku tifozët e futbollit po shihnin një ndeshje në televizor.

Grupi xhihadist Boko Haram u fajësua për sulmin, ndonëse ai nuk e mori përgjegjësinë.

Ky grup kryen fushatë të dhunës, në përpjekje për të krijuar një shtet islamik në veri të Nigerisë, qysh në vitin 2009.

Dhuna ka lënë të vrarë mbi 20,000 njerëz dhe ka zhvendosur mbi dy milionë të tjerë, transmeton rel.

Boko Harami sulmon shpesh edhe xhamitë, predikuesit e të cilave nuk pajtohen me pikëpamjet e tij.