Deputetet e parlamentit të Kenisë kanë braktisur sallën, pasi njëra prej tyre është sulmuar nga një koleg. Ato dolën nga salla në momentin kur po lexohej buxheti i shtetit derisa kërkuan arrestimin e deputetit.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se parlamenti nuk mund të tolerojë kriminelët në sallë. Deputetja Gedi ishte incizuar e përgjakur dhe raportohet se Rashid Kassim Amin e kishte goditur pas një mosmarrëveshjeje që kishin për financimin e një projekti, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti është arrestuar dhe për 24 orë ka qëndruar në stacionin policor të Parlamentit. Gjykimi i tij është shtyrë për javën e kaluar, pasi është liruar me dorëzani.