Deputetet e parlamentit të Kenisë kanë braktisur sallën, pasi njëra prej tyre është sulmuar nga një koleg. Ato dolën nga salla në momentin kur po lexohej buxheti i shtetit derisa kërkuan arrestimin e deputetit.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se parlamenti nuk mund të tolerojë kriminelët në sallë. Deputetja Gedi ishte incizuar e përgjakur dhe raportohet se Rashid Kassim Amin e kishte goditur pas një mosmarrëveshjeje që kishin për financimin e një projekti, transmeton KTV.
Deputeti është arrestuar dhe për 24 orë ka qëndruar në stacionin policor të Parlamentit. Gjykimi i tij është shtyrë për javën e kaluar, pasi është liruar me dorëzani.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në Parlamentin e Kenias pasi protestuesit arrijnë të hyjnë brenda ndërtesës
-
Gjashtë muaj burgim për dy deputetë senegalezë për sulmin ndaj koleges shtatzënë
-
Deputeti godet me shuplakë kolegen, ajo e gjuan me karrige në Parlamentin e Senegalit
-
Rrahje në parlament në Ganë
-
Pse burrat në Keni nuk i duan gratë në pushtet