Botë

Italia bllokon në mes të detit anijen me imigrantë

 

Një anije shpëtimi e Gjermanisë ka mbetur jashtë brigjeve të ishullit italian Lampedusa, pasi i është mohuar hyrja në port.

Anija “Sea-Watch 3” shpëtoi 53 imigrantë nga një varkë që ishte gati të fundosej në ujërat e Libisë. Dhjetë prej këtyre imigrantëve janë marrë nga autoritetet italiane për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.