Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se është informuar se Bundestagu do të sjellë vendimin në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit.
“Kancelarja Angela Merkel na informoi se Bundestagu do të sjellë vendimin në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit”, ka shkruar Zaev në Facebook, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZaevi tutje ka treguar se në takim kancelarja Merkel ka potencuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive.
“Në Gjermani dhe vendet tjera anëtare pakontestueshëm janë pranuar rezultatet nga reformat, të cilat janë nënvizuar edhe në raportin e Komisionit Evropian dhe se me pozitivitet shihet në rekomandimin e KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruan Zaev.