Zyrtarët në Bullgari thonë se një 16-vjeçar është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur pajisje shpërthyese, të cilat, autoritetet besojnë se mund të jenë bërë për t’u përdorur për kryerjen e ndonjë sulmi terrorist.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Ivan Geshev, tha sot se policia në qytetin Plovidiv, ka kryer bastisje pasi familjarët e adoleshentit kishin raportuar se kanë gjetur pajisje për krijimin e bombave në kushte shtëpie, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët thanë se kanë gjetur disa pajisje shpërthyese gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit.
Autoritetet bullgare po ashtu njoftuan se kanë gjetur edhe një flamur të grupit militant, Shteti Islamik dhe literaturë islamike.