Botë

Dita Botërore e Oqeaneve, thirrje për kujdes ndaj pasurisë ujore

 

Dita Botërore e Oqeaneve, e cila shënohet çdo vit në 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet.

Njerëzit në mbarë planetin organizojnë festime për të mbështetur çdo aksion që mbron ujërat. Kjo ditë është caktuar që nga viti 2009 dhe është një rast për të nderuar oqeanet, për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit.