Nuk është në interesin e SHBA-së dhe as të Kinës thyerja e plotë e marrëdhënieve, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping në forumin ndërkombëtar të Shën Petërburgut.
“Thyerja e plotë e marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-së nuk është në interesat tona dhe as në ato të amerikanëve”, u shpreh presidenti kinez.
“Trump është miku im dhe nuk besoj se kërkon të arrijë në një thyerje”, theksoi ai.
Që prej vitit 2018 SHBA-ja dhe Kina janë angazhuar në një përplase të ashpër tregtare duke vendosur tarifa doganore ndaj produkteve të prodhuara në këto vende./Atsh/