Departamenti amerikan i Shtetit ka krijuar disa rregulla të reja për kërkuesit e vizave për SHBA.
Tani, gati të gjithë ata që dëshirojnë të marrin një vizë amerikane, duhet të dërgojnë detaje të rrjeteve të tyre sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti i Shtetit deklaroi se njerëzit duhet të dërgojnë emrat e rrjeteve sociale dhe së paku detaje të pesë vjetëve të fundit për e-mail adresat e numrat e telefonit, transmeton KTV. Me propozimin e rregullave të reja, pritet të kenë ndikim te 14.7 milionë njerëz në vit.
Vizat diplomatike dhe zyrtare pritet të përjashtohen nga masat e reja, të cilat nuk do të mund t’i shmangin njerëzit që ia mësyjnë Amerikës për punë e studime. Deri më tani, këto rregulla vlenin vetëm për njerëzit që kanë qenë pjesë të shteteve të kontrolluara nga grupe terroriste.
Të gjithë ata që gënjejnë për detajet e rrjeteve sociale, do të përballen me pasoja të mëdha imigrimi.