Botë

Kina thotë se lufta me SHBA-në do të ishte katastrofë për tërë botën

Kina thotë se lufta me SHBA-në do të ishte katastrofë për tërë botën

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe, tha të dielën se lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte një katastrofë për tërë botën, si dhe paralajmëroi Uashingtonin të mos ndërhyjë në kontestet e sigurisë në mes të Taivanit dhe Detit jugor të Kinës.

Kina ishte zemëruar nga veprimet e fundit të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rritjen e mbështetjes ndaj Taivanit demokratik, duke përfshirë lundrimin e marinës së SHBA-së përmes ngushticës së Taivanit që ndan ishullin nga Kina, transmeton rel.