Krerët e Bashkimit Europian mblidhen sonte për një samit të jashtëzakonshëm, sipas burimeve diplomatike. E drejtë hyrjeje vetëm për 28 liderët dhe asnjë sinjal telefonik.
Udhëheqësit e BE do të takohen në përpjekje për gjetjen e emrave për postet më të larta të bllokut, përfshirë edhe presidentin e ardhshëm të Komisionit Europian, pasi zgjedhjet për Parlamentin Europian rezultuan me humbje për partitë kryesore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo mbrëmje pune do të jetë një mundësi për të bërë vlerësimet e para pas zgjedhjeve europiane, në funksion të emërimeve në postet kyçe të institucioneve BE-së.
Nuk do të ketë konkluzione me shkrim, por në fund të takimit krerët e shteteve do t’i referojnë presidentit të Këshillit Europian hapat e ardhshëm për zgjedhjen e posteve kryesore./atsh