Botë

Tsipras thërret për zgjedhje të reja në Greqi pas humbjes në Evropë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka thënë se do të thërrasë zgjedhje të menjëhershme pasi partia e tij Syriza pësoi humbje në zgjedhjet evropiane.

Rezultatet kanë treguar se partia e tij ka mbetur nëntë pikë prapa partisë “Demokracia e re”.

Në kushte normale, mandati i Tsiprasit përfundon në tetor.

Ai ka thënë se do të takohet me presidentin grek për të diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve të menjëhershme pas mbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Greqi javën e ardhshme.